Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka ‘zbarkuar’ në Gjirokastër ku edhe ka zhvilluar takime me vartësit e tij.

Gjatë një takimi me dyer të mbylluara në Komisariatin e Gjirokastrës është bërë një analizë për 9 muajt e fundit. I pranishëm bashkë me Veliun ishte edhe drejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Gjovalin Loka.

Veliu i ka kërkuar ‘bluve’ të Gjirokastrës që të veprojnë më me efektshmëri ndaj personave në kërkim apo ndaj luftës kundër lëndëve narkotive. “Sekuestroni pasuritë e ardhura nga aktiviteti kriminal,”-tha Veliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu