Një debat ka pasur në emisionin ‘360gradë’ të Artur Zhejit, mes inxhinierit Arben Meçe dhe gazetarit Bejdo Malos.

Sa i përket masave të COVID-19, Meçe tha se Edi Ramën po e kopjojnë Serbia, Kosova dhe Maqedonia.

Ai theksoi se Rama është një fanar ndriçues në botë.

Menjëherë ndërhyri Bejdo Malo, i cili u shpreh se inxhinieri është Elisa Spiropali në versionin mashkull.

Biseda mes Malos dhe Meçes:

Meçe: Po që kanë filluar ta kopjojnë Ramën. Në Maqedoni sapo vendosën gjendjen e jashtëzakonshme se kuptuan se politika e Ramës funksionon.

Edhe Kosova të njëjtën gjë po bën, shkoi pas Edi Ramës. Edhe Serbia po bën të njëjtën gjë. Mua më vjen mirë që qenka një shqiptar i cili bëhet fanar ndriçues në botë.

Malo: Je Elisa Spiropali mashkull!

Meçe: Më vjen mirë që shembullin e Ramës e ka marrë edhe Trump-i. E ndiej veten krenar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu