Vizita e planifikuar e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Himarë, Livadh dhe Derviçan është anuluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Kreu i qeverisë greke, i cili do të jetë sot në Shqipëri në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimmor, ndërsa raportohet se nga kreu i qeverisë greke ishte planifikuar vizita në Himarë, Livadh dhe Derviçan.

Mediat greke bëjnë me dije se, udhëtimi nga Tirana do të bëhej me helikopter, por është anuluar për shkak të moti

Mitsotakis është kryeministri i parë grek pas disa vitesh që viziton Shqipërinë. Kreu i fundit i qeverisë greke që kishte qenë në Tiranë ishte Kostas Karamanlis në vitin 2009.