Një ditë pasi ktheu paketën “Antishpifje” në Kuvemd, presidenti Ilir Meta, ke reaguar sërish deh ka risjellë në vëmendje argumentet ligjore për të cialt mori një vendim të tillë.

Në një postim në rrjeteet sociale, Metas shkruan se liria e shprehjes është një e drejtë themelore, për një shtet demokratik.

Ai bën thirrjepër të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit.

“Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik.
Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.
Ndaj është koha për të reflektuar dhe për të mos ecur me kokëfortësi në rrugën e censurës dhe autoritarizmit, që do të përbënte rrezik për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Edhe njëherë, i ftoj të gjithë të lexojnë me vëmendje argumentat kushtetuese dhe ligjore të kthimit për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “anti-shpifje””, shkruan Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu