RCC (Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal) me anë të një anketimi me rreth 6000 ballkanas publikoi rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022.

Rezulton se Shqipëria është ‘delja e zezë’ e Ballkanit përsa i përket pritshmërive për të ardhmen pasi tek qytetarët shqiptarë janë ulur tej mase.

42% e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit për një jetë më të mirë. Shqiptarët e Kosovës janë populli më optimist i Ballkanit, ndërsa Mali i Zi ndër ekonomitë e para në rajon për perspektivë mbizotëruese pozitive.

88% e të anketuarve shqetësohen në Shqipëri për rritjen e hendekut të pasurisë.