Pas vdekjes së tij, më 25 nëntor 2020, shumë nga sendet personale të Diego Armando Maradona u nxorrën në ankand. Disa nga makinat e tij luksoze, fanela të yjeve të tjerë të futbollit që ishte shkëmbyer, apo trofe që kishte fituar, ndër shumë të tjera.

Tashmë do të mund të merret edhe fanela me numër ‘10’, që e kanë veshur në ndeshjen çerekfinale të Botërorit 1986 në Meksikë kundër Anglisë.

Kjo sapo është bërë e ditur nga shtëpia britanike e ankandeve “Sotheby’s”, e cila ka bërë të ditur se ajo do të dalë në shitje nga data 20 prill deri më 4 maj.

Dhe për fat të keq ajo nuk do të jetë e aksesueshme për të gjithë xhepat. Kjo sepse “Sotheby’s” e ka vlerësuar fanelën e tij midis 5-8 milionë dollarë! Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.

Në fakt, kjo mund të thyejë të gjitha rekordet dhe të bëhet artikulli më i shtrenjtë i të gjitha kohërave lidhur me sportin. Deri më tani, ky çmim mbahet nga një fanellë e New York Yankees, që i përkiste legjendare Babe Ruth dhe u shit për 5.64 milionë dollarë në ankand më 15 qershor 2019.Fanela e Maradonës ndaj Anglisë, në ankand. Vlerësohet 5-8 milionë dollarë