Në emisionin “Zonë e Lirë” te Arian Çani ishin të ftuar këtë të premte Andi Bejtja, Blendi Fevziu, Arjan Çuri dhe Armand Shkullaku.

“Gjykata Kushtetuese/ A po bën Rama numrat për shkarkimin e Metës?”, ka qenë pyetja e shtruar sot në emision.

“Meta është diga e fundit për mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës. Kjo situatë në një lloj diktature, vë në provë dhe çdo njeri, vë në provë dhe prokurorin, dhe mua, dhe ty”, tha Bejtja.

“Jam dakort me Bejtjen. Ilir Meta ka ngelur i vetmi institucion që në të gjitha rastet që ka ndërhyrë, ka folur në emër të ligjit dhe institucionit. Unë mendoj që Rama po i bën numrat jo thjeshtë për shkarkimin e Ramës”, tha Shkullaku.

Viktimizimi i Metës do ishte karta politike më e madhe që do luante… Të bësh një Gjykatë Kushtetuese që voton politikisht, kjo është skandaloze. Një gjë e tmerrshme e fundit, të kuptosh që një juriste të shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe të shkojë e të betohet tek noterja… Noterja tha nuk zëvendësova Presidentin, thjesht dhashë firmën”, tha Fevziu.

“Nuk i ka, por po përpiqet t’i bëjë. Ideja e drejtësisë së pavarur është një mashtrim i madh. Të pretendosh që një gjyqtar nuk ka lidhje politike, është të jesh naiv. Edhe ata gjyqtar që janë futur atje, kanë bindje, majtas ose djathtas. Do përpiqen të dyja palët të kenë një numër plus. Ose Gjykata Kushtetuese do ta intepretojë Kushtetutën me një frymë të majtë apo të djathtë. Rama sot numrat nuk i ka, varet kush merr shumicën. Lufta aty është reale, e madhe dhe finale”, ka thënë Çuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu