Shembja e Teatrit Kombëtar shënoi një nga ditët më të zeza të artit në Shqipëri.

Me urdhër të “Rilindjes”, fadromat e Veliajt shkatërruan një pjesë të historisë së Tiranës. Pas kësaj një pjesë e artistëve dhe qytetarëve që protestuan ndaj mbrojtjes së tij u dhunuan nga policia, e cila edhe njëherë tregoi që vepron verbërisht sipas urdhërave politikë.Lidhur me këtë ngajrje ka reaguar analisti Andi Bejtja.

Ai e krahasoi shembjen e Teatrit Kombëtar me aktet e regjimit të Enver Hoxhës. Në emisionin “Opinion”, Bejtja u shpreh se Enveri i prishte kishat e xhamitë për ideologji, ndërsa Rama po i prish për lekë.

Bejtja tha: 100 arktitektë italianë thonë kjo është një punë e njohur botërisht e përsosmërisht arkitektonike italiane e botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore si një nga shembujt e parë të bëra në europë të parafabrikateve të bëra në Milano, të montuara me patentë ekskluzive në 1938 në Tiranën e asaj kohe. Enveri i prishte kishat e xhamitë për ideologji, Rama po i prish për lekë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu