Instituti amerikan i shendetit, IHME nxjerr mashtrimet qeveritare per vdekjet nga Covid.

Ky institut deklaron se humbjet e jeteve ne Shqiperi jane 6 here me te medha se sa eshte raportuar nga institucionet zyrtare.

Keshtu eshte shprehur ne nje postim te fundit deputeti i PD Prof.Dr.Tritan Shehu, ish minister i Shendetesise ne vitet ’90.

Ne nje postim ne llogarine e tij ne FCB, zoti Shehu avancon edhe me tej me akuzat e tij duke u shprehur se me nje llogari te thjeshte kur raportimi zyrtar eshte 2450 vdekje kemi:
2450X6=14700 jane humbjet jeteve te verteta.
Shifer tragjike dhe frikeshme kjo, si pasoje e keq menaxhimit, pa pergjegjshmerise dhe diskriminimit te thelle te shqiptareve nga kjo qeveri dhe ky kryeminister-shprehet Shehu.
Kjo shifer e vendos Shqiperine ne majen e vendeve me humbje me te madhe jetesh ne ne planet.
Dhe askush nuk e di se si do te mbyllet ky vit, kur vazhdon e njejta pa pergjegjeshmeri e vecanerisht nje vaksinim i vonuar, shume me poshte se nevojat e per me teper me vaksina krejt te pa sigurta. Sidoqofte per tu bindur mjafton te lexoni tabelen e meposhteme-shprehet Prof.Dr.Tritan Shehu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu