Një raport sekret i inteligjencës amerikane, i cili u raportua nga gazeta “Wall Street Journal” ben me dije se, në nëntor 2019, tre studiues nga Instituti i Virologjisë në Wuhan, qyteti shkaktar i pandemisë, u sëmurën në të njëjtën kohë dhe përfunduan në spital.

Simptomat, specifikon raporti, i mbajtur deri tani “shumë sekret”, do të ishin “në përputhje si me Covid-19, ashtu dhe gripin sezonal“.

Sipas burimeve te ndryshme qe jane mbledhur nga e përditshmja amerikane, “informacioni në duart e shërbimeve sekrete vjen nga dëshmi të ndryshme dhe është i një cilësie të provuar. Një lajm shumë i saktë, edhe nëse ende nuk dihet cili ishte shkaku i sëmundjes që goditi tre mjekët kinezë”. Sigurisht që është një detaj vendimtar.

Autoritetet zyrtare te Pekinit konfirmuan rastin e parë të Covid-19, më 8 dhjetor 2019, por supozohet se virusi kishte filluar të qarkullonte që nga mesi i nëntorit në Kinën qendrore. Që nga ajo kohë, komuniteti shkencor po mendon për origjinën e virusit.

Administrata amerikane e udhëhequr nga Donald Trump kishte filluar mbledhjen e materialeve që nga fillimi, aq sa presidenti kishte akuzuar në mënyrë të qartë Kinën për fshehjen e zbulimit të shpërthimeve të para.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte përjashtuar kurrë që “virusi kinez” ishte zhvilluar në epruvetat e Institutit të Virologjisë në Wuhan.

Në maj të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë promovoi një studim të përbashkët me shkencëtarët kinezë.

Rezultati është një raport me rreth 300 faqe, botuar në sajt më 30 mars 2021, bazuar në të dhënat e shqyrtuara midis 14 janarit dhe 10 shkurtit 2021.

Analiza arrin në përfundimin se “ka shumë të ngjarë”, që infeksioni të transmetohej nga lakuriqët e natës tek njerëzit; ndërsa është “padyshim e pamundur” që virusi të zhvillohet në laboratorët e Wuhan-it.

Në realitet, nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur as tezën. Asnjë hap përpara nuk u realizua edhe me misionin e një ekipi ndërkombëtar në Wuhan, në shkurt 2021.

“Pak më shumë se një farsë”, kishte qenë gjykimi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, me Joe Biden, i cili sapo kishte marrë detyrën në Shtëpinë e Bardhë.

Kështu që më 14 maj, 18 shkencëtarë nga qendrat e nivelit të lartë të studimit (14 SHBA, 2 Kanada, 1 Mbretëri e Bashkuar dhe 1 Zvicër), publikuan një letër në revistën “Science”, duke kritikuar plotësisht raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të shkruar nga virologë kinezë.

Kërkimi u ndërtua në bazë të të dhënave të siguruara nga shkencëtarët vendas; të tjerët nuk kishin qasje të drejtpërdrejtë në hetimet në terren. Për më tepër, megjithëse nuk ka prova në një mënyrë ose në një tjetër, marrëdhënia është jashtëzakonisht e paekuilibruar.

Nga rreth 300 faqe, vetëm 4 i kushtohen hipotezës së një aksidenti në laborator; gjithçka tjetër shqyrton mundësinë e “një transmetimi midis kafshëve dhe njerëzve”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu