Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në shkollën e Magjistraturës, ku po festohej 25 vjetori i krijimit të saj.

Kim u shpreh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë apo e shpejtë, por ka nisur të japë rezultate.

Ajo tha se kemi nevojë të modernizohemi e të ndryshojmë pasi sfidat me të cilat po përballemi janë shumë ndryshe nga e kaluara.

Yuri KimPaqja e vërtetë është prania e drejtësia. Sot shënojmë një gur kilometrik të revolucionit demokratik në Shqipëri. Për këto 24 vite SHBA ka qëndruar pranë shqiptarëve dhe punës së shkollës së magjistraturës. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate. Secili prej jush duhet të japë rezultate. Kjo shkollë do të trajnojë edhe gjenerata të tjera dhe do të jetë e nevojshme të miratohen ndryshime e të modernizohet. Sfidat me të cilat po përballemi tani janë të ndryshme nga ç’ka jemi përballur në të kaluarën. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi e të ndryshojmë duke u modernizuar e përshtatur. Edhe shkolla e magjistraturës do ta bëje këtë. Reforma në drejtësi qoftë këtu apo në institucione të tjera duhet të ketë sukses për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve. Po mendoja se çfarë bëjmë ne çdo mëngjes, shpresoj të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë para se të shkoni në punë dhe ti thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes përse Shqipëria do të bëhet më e mirë. Ju përgëzoj, kurrë mos u dorëzoni.