Ambasada shqiptare në Gjermani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që jetojnë në Gjermani.

Ambasada njofton se disa shërbime nuk do të ofrohen më pas datës 8 gusht.Përmes një postimi në ‘Facebook’, ambasada bën me dije se nuk të ofrohet shërbim konsullor për:

vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve, vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve.

“Ambasada me udhëzim të autoriteteve përkatëse në Shqipëri, njofton qytetarët shqiptarë me qëndrim në Gjermani se duke filluar nga dita e hënë datë 8 gusht 2022, nuk do të jetë e mundur të aplikohet dhe nuk do të ofrohet shërbim konsullor për dokumentet e mëposhtme:

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për humbjen e dokumenteve. Kodi 0711

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për vjedhjen e dokumenteve. Kodi 0712

– Vërtetim mbi vetëdeklarimin për dëmtimin e dokumenteve. Kodi 0713

-Vërtetim mbi vetëdeklarimin për bllokimin e dokumenteve. Kodi 0714

Të gjithë shtetasit që nuk disponojnë Pasaportën dhe Kartën ID për arsyet e mësipërme, të vijojnë procedurën duke e denoncuar si të humbur, të vjedhur, dēmtuar apo të bllokuar, vetëm te autoritetet policore gjermane. Vërtetimin e lëshuar nga autoritetet policore gjermane duhet që:

– t‘a legalizoni me Vulën Apostille (pranë institucioneve gjermane);

-t’a përktheni në gjuhë shqipe nga përkthyes i liçensuar dhe t‘a paraqisni në Ambasadë ditën e takimit/aplikimit për Pasaportë dhe Kartë ID.

Në rastin e aplikimit për Leje Kalimi denoncimi pranohet vetëm i legalizuar me Apostillê pa patur nevojë të përkthet në gjuhë shqipe nga përkthyes.

Faleminderit për bashkëpunimin!”, njofton ambasada.