Nena 20 vjecare Klea Muxhaj nga fshati Zhulat e cila nderroi jete mengjesin e sotem teksa lindi foshnjen e saj, kishte lene amanet ne momentet para se te hynte ne operacion per emrin e djalit qe do t’i vendoste.
Familjaret e te ndjeres, shprehen per Jugulajm.net se Klea kishte zgjedhur emrin e foshnjes qe lindi si nje miksim emrash. Zabrion eshte emri qe ka marre foshnja teksa lindi dhe ku i eshte vendosur ne rregjistrin e lindjes fill pas vdekjes se nenes se tij.
Foshnja lindi e shendetshme me peshe 2.30 kg dhe nga inspektimi fillestar, nuk ka probleme shendetesore. Familjaret e te ndjeres, shprehen se Klea e enderronte shume kete femije dhe mezi priste ta ledhatonte teksa do te lindte, por nuk mundi dot. Ajo ka pasur arrest ne respirim cka humbi jeten.