Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj ka reaguar ashpër lidhur me fjalën e mbajtur nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e Partisë Socialiste.

Me anë të një statusi në Facebook, Hazizaj përdorur pseudonimin “Gucci Linda” për bashkëshorten e kreut të qeverisë, u shpreh se ajo bën jetë luksi dhe se nuk mund të fliste për gruan shqiptare.

“Të dalë Gucci Linda e të flasë për gruan fshatare e qytetare të Shqiperisë, është njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj. Më vjen vetëm një fjalë në mendje: NEVERI!,”-shkruan Hazizaj.Ditën e djeshme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re ”Edhe një!” Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu