Ne nje shkrim ne fb kryetari i PD-se Gjirokaster Dasho Aliko, ka bere me dije gjendjen mjerane ne te cilen ndodhet spitali rajonal i Gjirokastres, si dhe i ben thirrje qeverise se duhet te hedhe veshtrimin tek sistemi shendetesor sot me shume se kurre.
Nder te tjera Aliko shkruan se: “Spitali Rajonal i Gjirokastres dikur shembull me mjeke dhe staf te pergatitur dhe besimplote tek qytetaret dhe pacientet, sot vuan ditet e kiametit dhe mungesen e menaxhimit profesional.”
Ja shkrimi i plote i Alikos: 
Te nderuar bashkeqytetare te mij, mbroni veten tuaj pasi qeveria ka deshtuar totalisht, shteti ka rene. Spitali Rajonal i Gjirokastres dikur shembull me mjeke dhe staf te pergatitur dhe besimplote tek qytetaret dhe pacientet, sot vuan ditet e kiametit dhe mungesen e menaxhimit profesional.
Mjeket specialiste mungojne sidomos ai reanimator dhe epidemiolog. Ata mjeke qe kane ngelur ne kete spital nuk munden te kryejne dot detyren e tyre ne mungese te kushteve dhe mjeteve te duhura. Reparti Infektiv i ketij spitali dikur ka qene modern dhe nje vend i sigurt per te kuruar te infektuarit prej semundjeve te ndryshme ndersa sot nuk mund ta kuptosh dot ku fillon e ku mbaron ky pavion.
Edhe pse ka 18-19 dite nga rasti i pare i te prekurit me Cocid-19, nuk eshte marre asnje mase reale per te shtuar shtreterit dhe instaluar respiratore per te qene ne gatishmeri per cdo rast emergjent. Rastet e konstatuara ne vende me te zhvilluara nga ne qe kane kolapsuar sistemin mjekesor, duhet te sherbente per nderhyrje ne kohe. Spitali Rajonal i Gjirokastres ka mundesi funksionale te mrekullueshme nga menyra si eshte ndertuar ku cdo pjese e tij ka hyrje kryesore te ndare nga cdo godine cka mund te funksionojne si hapesira te pavarura nga njeri-tjetri.
Masat per izolimin e qytetareve ne i vlersojme por nga ana tjeter autoritetet duhet qe te kyçin dyert e biznesit fason pasi paraqesin rrezikshmeri. Qeveria duhet te hedhe veshtrimin tek sistemi shendetesor sot me shume se kurre. PD Gjirokaster eshte e gatshme te ofroje kontributin e vet ne permbushje te detyrimit qytetar dhe ne sherbim te komunitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu