Kryetari i PD-se Gjirokaster Dasho Aliko, ka reaguar sot ndaj vizites se djeshme te kryeministrit ne ikje Rama.

Permes nje postimi ne rrjetin social te fb-se, Aliko shpreh arsyet e kllonaudes se djeshme te Rames, duke e cilesuar ate si nje vizite qesharake me personazhe palacosh konstant.

Ja postimi i Alikos:

Kryeministri në ikje e sipër, u shfaq papritmas një ditë më parë në Gjirokastër duke vënë në siklet gjithë shpurën e tij. Erdhi me helikopter privat në Tepelenë, shfaqi shown e radhës me Tërmetin në By-pasin, vlera e të cilit është dhjetëfish më shumë se ajo realja dhe iku nga sytë këmbët.

Nuk harroi t’a justifikonte prezencën e tij në Gjirokastër pa shumë pompozitet me arsyen e pandemisë dhe respektimit të distancimit social, por në të vërtetë nuk ka qenë kjo arsyeja.

Rama po braktiset nga gjirokastritët sepse ai vetë i pari i braktisi ata duke i lënë më keq se c’ishin 7 vite më parë. Rrënimi ekonomik i gjirokastritëve reflektoi në largimet masive të qindra familjeve nga qarku jonë në kërkim të një jete më të mirë gjetkë jashtë vendit. Rama i shoqëruar nga dy “matrioshkat” deputete dhe nga kryetari i Bashkisë i pavotuar nga gjirokastritët, u ndal për të inspektuar punimet e ujësjellësit të Gjirokastrës që nuk ndërtohet nga qeveria që e drejton, por sic e ka zakon, kërkon të marrë meritat e të tjerëve.

Kryeministri në ikje ishte në zonën muzeale, por harroi të inspektojë banesat e rrënuara monument kulture si ajo e Lolomatit, e Hadërajve apo dhe e Canit që janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Vec kësaj Rama nuk pati guximin të interesohet sesa është rritur papunësia në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet, sa të rinj po largohen përditë si pasojë e politikave përjashtuese për të arsimuarit dhe vlerësimin e militantëve partiakë në poste publike pa asnjë kriter.

Ndërsa në Tepelenë kryeministri në ikje u tall me tepelenjotët në atë që ai e quan By-pass, por që në të vërtetë nuk është i tillë por një trajektore e rrugës egzistuese. Nën shoqërinë e kllounit të pavotuar të Tepelenës, Rama dha spektaklin e radhës duke tentuar të gënjejë qytetarët të cilët e dinë mirë sesa ka kushtuar ky projekt mashtrues me pasoja të rënda financiare afërsisht 23 milionë euro për 2.5 km rrugë. Ky është në fakt një prej rekordeve të vjedhjes haptazi të fondeve publike për zbatimin e projekteve në rrugë egzistuese.

Sot nuk ka më naiv të besojë brockullat e Ramës e aq më tepër në Gjirokastër. Ekonomia familjare ka shkuar në arrati, papunësia në nivel historik, migrimi i njerëzve në zona të tjera apo dhe jashtë vendit, humbja e shpresës janë të gjitha pasojë e kësaj udhëheqje të mbrapshtë me në krye kryekleptokratin e Shqipërisë. PD ka për mision rikthimin e besimit dhe shpresës tek institucionet, rikthimin e përgjegjshmërisë në drejtim, rikthimin e të rinjve si forcë aktive pasi ata janë e ardhmja dhe shpresa e vetme që ky vend të bëhet i jetushëm dhe normal për të gjithë ne.

Dasho Aliko Kryetar i PD Gjirokastër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu