Kryedemokrati i Gjirokastres Dasho Aliko, ka reaguar ne faqen e tij te fb-se per shqetesimin jetik te banoreve te lagjeve te siperme te qytetit, te cilet e kane te pamundur te plotesojne nevojat e perditshme.

Aliko u ben thirrje kryebashkiakut Golemi dhe prefektit Aliaj, qe te bejne perpjekjet e duhura institucionale per zgjidhjen e menjehershme te situates.

Ja postimi i plote i Alikos:

Banoret e lagjeve te siperme te qytetit e kane te pamundur te plotesojne nevojat e perditeshme.

Duke qene se qyteti i Gjirokastres ka nje infrastrukture tregetare unicentrike dhe supermarketet jane te perqendruara vetem ne lagjen ”18 shtatori”, banoret e lagjeve ”Dunavat”, ”Palorto”, ”Partizani”, ”Cfake” etj e kane te pamjaftueshem lejen prej nje ore per te bere pazarin e perditshem, pra pa transport urban, pa leje per te qarkulluar me mjete personale.

Vetem rruga vajte ardhje shkon nje ore, por ka dhe radhe ne dyqane per shkak te distances qe duhet mbajtur brenda njesive tragetare.

Dyqanet e lagjeve per shume arsye qe dihen nuk i plotesojne dot me shumellojshmerine, sasine dhe cilesine kekesat e gjithe banoreve.

I bejme thirrje Kryetarit te bashkise, Prefektit te Qarkut te bejne perpjekjet e duhura institucionale (nuk ka nevoje per heroizma)per t’a zgjidhur kete situate, brenda kornizes se emergjences duke shfrutezuar hapesirat qe japin urdherat dhe VKM-te e dala per kufizimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu