Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të ndalet ditën e nesërme ne Gjirokaster.

Ata do të mbledhin firma për të ndërtuar Teatrin aty ku ishte dhe ashtu siç ishte. Permes Jugulajm.net Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit, u bën thirrje qytetarëve gjirokastrite që të firmosin peticionin neser dt 4 qershor prej ores 17:00 perbri godines se Kinoteatrit “Zihni Sako”.

Regjisori Edmond Budina ka sqaruar per Jugulajm.net se kjo lëvizje nuk synon krijimin e një partie të re, duke iu përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama por kjo lëvizje kërkon të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare. Ai ka bërë thirrje që qytetarët të jenë të gjithë së bashku, ndërsa shton se protestat i bëjnë mirë vendit.

Nuk kemi asnjë synim privat, personal ose përfitimi, sikundër i kanë ata dhe kjo ata i tremb dhe fillon nga shpifje nga më të ndyrat, kur thonë që ata po përpiqen të bëjnë një parti të re. Jo ne nuk jemi për të bërë një parti të re, parti të reja ka plot Shqipëria, ne jemi për të sjellë qytetarinë në politikën shqiptare, që të ketë një mendësi të re, të mos shkatërrojnë vlerat e kulturës shqiptare-u shpreh Budina ne emer te Aleances për mbrojtjen e Teatrit. Kjo e fundit ka nisur mbledhjen e firmave nga ne te gjithe vendin me synim mbledhjen e tyre dhe mundesise per nje referendum popullor per ringritjen e tij sic ishte ne vendin ku ishte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu