Gjirokastra gjendet perballe nje vatre te rrezikshme me COVID-19 pas certifikimit me virus te nje 54 vjecari nga Fieri i cili u karantinua pas ardhjes nga Greqia, tek nje hotel ne gryken e Kelcyres.

Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Gjirokaster, u ka marre tampona 25 personave te gjithe me banim ne qytetin e Gjirokastres. Mes tyre rezulton komplet turni i policeve dhe kontrolloreve te Policise Kufitare te Kakavijes, inspektoreve te NJVKSH te instaluar ne Kakavije, 2 sanitareve, 3 infermiereve, si dhe gjithe kontakteve te mundshme qe kane pasur keto te fundit.

Situata vertete eshte shume kritike pasi Gjirokastra mund te shnderrohet ne nje vater te re te Coronavirusit pas identifikimit te fundit me kete semundje, te emigrantit 54 vjecar nga Fieri i cili kishte ardhur nga Lamia nje jave me pare. Duket se Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor ne Gjirokaster, po vuan pasojat e papergjegjshmerise se treguar nga NJVKSH te Permetit e cila nuk mori tamponet ne momentin fillestar tek 26 emigrantet qe u karantinuan ne datat 16-17 prill ne Hotel RIVER ne gryken e Kelcyres.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu