Gjirokastra nen nje krim te perseritur!
Keshtu e ka cilesuar ish deputeti i Qarkut te Gjirokastres Prof.Dr Tritan Shehu ne nje postim te bere sot ne rrjetin social FCB. Ajo cfare ka dashur te percjelle zoti Shehu eshte e keqja qe i eshte kanosur ne keto tete vite Gjirokastres nga Rilindja dhe pasojat qe shume te renda per qytetaret.
Zoti Shehu rendit “bemat” e keqija te Rilindjes ne Gjirokaster qe nga mungesa e investimeve, importimi i Covid19, apo dhe permbytjet nga koha e keqe dhe pasojat qe kane krijuar mungesa e investimeve serioze per te parandaluar erozionet ne zonat me problematike te trasheguar.
Postimi i plote i zotit Shehu ne FCB.
Qarku i Gjirokastres nen nje krim te perseritur:Rama e ka denuar te permbytet ose nga uji ose nga Covid.
Perseri dhe kete vit permbytje uje, rreshkitje dheu, godinash, rrugesh si cdo dimer aty.
Tokat bujqesore te tij duke filluar nga Fusha e Dropullit jane nen uje, ekonomite te shkaterruara!
Disa jave me pare e “permbyten” me Covid, pasojat e te cilit vazhdojne te renda, pavaresisht tere mekanizmit te fshehjes se gjendjes.
Keto dite cikli i permbytjeve te paralajmeruara me te gjitha pasojat e tyre.
Varferi, pa punesi, mungese energjie, Covid dhe permbytjet tashti perseri, qe jane kthyer ne «agresionet” e zakoneshme te Rilindase mbi banoret e atij Qarku, per ta detyruar keshtu ta braktisin ate.
Sepse nuk eshte bere asgje ne keto 8 vite per infrastrukturen e atij Qarku, per kanalizimet, mbrojtjet nga ujrat a erozioni, rruget, etj, vetem se se fundmi i cuan dhe Covid me bollek, pa marre asnje mase me tej!
Dhe ate Pallatin 6 katesh, simbol i arrogances e pa pergjegjshmerise qeverisese, qe ne te gjithe keto vite e kane lene ashtu, megjithese teorikisht te pa banueshem ne fakt te mbushur me banore, qe nuk kane ku te “fusin koken”, disa here te lekundur, me mure qe reshkasin poshte.
Dhe askush nuk vepron, asnje mase efektive, njelloj si ndodhi e po ndodh dhe me “permbytjen” Rilindase me Covid!
Ne fakt nje Qeveri ne ikje, qe per dy mandate vetem ushqeu “Termetet” e saj, tashti afer 25 Prillit nuk mund te ndyshoje “zakonet” e saj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu