Aksionet e ndermarra nga grupet e inspektoreve te Inspektoriatit Shendetesor Shteteror te Gjirokastres po japin frytet e veta ne kushtet e mungeses se ndergjegjesimit tek subjektet qe e kane te lejueshme funksionimin ne kohen e moratoriumit.

Sipas kreut te ketij inspektoriati Edi Sinojmeri, sot eshte gjobitur me 500 mije leke te rinjnje farmaci veterinare ne Uren e Lumit prone e shtetasit T.B. pasi nuk kishte siguruar masa mbrojtese per klientet si dhe per vete sherbimin e ofruar. Kjo ka mjaftuar qe te operohet direkt e ne ndeshkimin e ketij subjekti mjaft te ekspozuar. Nderkohe qe gjobat kane vijuar edhe tek kembesoret te cilet kane shkelur moratoriumin e levizjeve gjate oreve te paradites se sotme.

Sipas zotit Sinojmeri, jane gjobitur me nga 10 mije leke te rinj shtate kembesore kryesisht te moshave te reja qe qarkullonin pa nje arsye te forte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu