Aksidenti automobilistik me pasoje vdekjen e Julijan Lolocit 34 vjec, ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit qe gjendet ne Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, ka dashur te shmange shtypjen e nje qeni endacak dhe per pasoje, perfundoi ne murin rrethues te nje banese ne lagjen Gërhot.

Burime nga Grupi Hetimor e kane konfirmuar kete version per Jugulajm.net nderkohe qe gjithcka cfare eshte dhene ne media deri tani per konsum, te alkoolit prej drejtuesit, eshte teresisht spekulative. Kampione te gjakut te drejtuesit te automjetit Enrik Hyseni, jane derguar ne Laboratorin Qendror te Kriminalistikes ne kryeqytet per te zbardhur gjurme te mundshme te alkoolit ne te, apo dhe te lendeve prikotrope.

Por kjo analize mberrin pas pese ditesh dhe deri atehere, ngjarja do te zbardhet nga protagonisti i vetem qe ka ngelur gjalle qe eshte vete Enrik Hyseni. Ky i fundit ne deshmine e dhene para oficereve te Policise Gjyqesore, ka pohuar se nuk mbante mend se cfare kishte ndodhur pasi ishte i tronditur nga goditja. Nje deshmitar i rastit, ka thene se automjeti ishte me shpejtesi sketerre dhe u perplas me murin pasi ndeshi me nje qen endacak ne kthesen e rrezikshme. Per te shpetuar jeten e qenit, shoferi e shmangu duke perfunduar tek muri dhe shkaktuar perplasjen frontale ne xhamin e makines te Julian Lolocit i cili humbi jeten per ne spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu