Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krahës të Tepelenës. Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave, një kamion është përplasur me një trajler që kishte ngarkuar një eskavator. Shoferi i trajlerit është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqe e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu