Nje aksident automobilistik ka ndodhur para pak ne fshatin “Andon Poçi” ne Gjirokaster.

Automjeti tip FORD Fiesta ka rene nga ura qe gjendet ne hyrje te ketij fshati duke shkaktuar lendimin serioz te dy personave qe gjendeshin ne bord.

Menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e Policise dhe autoambulanca per te nderhyre.

Ne vendngjarje ka shkuar edhe grupi zjarrefikes te cilet po mundohen ne terren poshte ures per te nxjerre nga makina çiftin Ruko nga fshati Picar i Gjirokastres, qe gjendej ne automjet.

Grupi hetimor konstaton paraprakisht se mjeti ka rene nga ura per shkak te humbjes se kontrollit nga ana e drejtuesit te autovetures.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu