Zv.Kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj në një konferencë të përbashkët për mediat me ministren gjermane për Evropën, Ana Luhrman deklaroi se shpreson që në 6 muajit e ardhshëm të hapen formalisht negociatat për Shqipërinë.

Ahmetaj shtoi se Shqipëria i ka bërë tashmë detyrat e saj të shtëpisë përsa i përket integrimit, ndërsa i ka shprehur ministres gjermane shqetësimin e kryeministrit për vonesën në proces.

Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, citoi Këshillin e Evropës, i cili e ka theksuar se hapja e negociatave bazohet mbi meritat.

Në lidhje me këtë çështje, Ahmetaj ka shprehur gatishmërinë e qeverisë shqiptarë që të kapë kohën e humbur, ndërsa shtoi se, grupi negociator punon përditë, kryeministri dhe qeveria e monitron punën e grupit negociator përditë.