Nga Prof.Dr. Tritan Shehu- Ish minister i jashtem

“Detyrime” e “gozhda” te rrezikeshme po bejne qe maxhoranca te bllokoje cdo diskutim ne Kuvend per agresionin rus.

Perseri, edhe rezoluta jone e re me debat per agresionin rus ne Ukraine e rreziqet e interferencave te Moskes ne Rajonin tone, nuk lejohet te futet ne rendin e dites se Kuvendit!

Me gjithe zhvillimet e reja, faktet e krimeve monstruoze te luftes te realizuara aty nga ky agresion i tipit nazist, Kuvendi i Shqiperise nuk lejohet te “flase” per ato!

Megjithese Bjellorusia e shpall Shqiperine vend “jo mik”, Parlamentit tone i mohohet e drejta per tu shprehur edhe per kete ceshtje, e perfshire kjo ne draftin tone.

Nuk lejohet mbi te gjitha te denohet roli i Serbise si “kordon umbilikal” midis Moskes dhe Europes, nga mos aderimi ne sanksionet kunder Rusise.
Ndersa te mendosh te kerkosh denoncimin e „Ballkanit te hapur“ eshte herezi!
Dhe kjo gjendje jo vetem per seancen plenare, por dhe per Komisionin e Jashtem, te cilit i ka humber „vula“ dhe „zeri“ sic thone, kur duhej te diskutonte gjate mbi keto subjekte…

…Ashtu si po ndodh sot ne te gjitha Parlamentet e Botes demokratike.

Ndersa maxhoranca e jone po kerkon me cdo kusht te qendroje vetem ne kuadrin e asaj Rezolute te pare gjysmake e aktualisht krejt jashte kontekstit, te iniciuar nga ajo.
Maxhoranca po kerkon keshtu ti shmanget deklarimeve e pozicioneve zyrtare, qe merr Parlamenti i nje Republike parlamentare sipas zhvillimit te ngjarjeve.

Dhe ketu askush nuk mund te fshihet mbas ndonje „manifestimi popullor“, qe te kujton rregjimin e kaluar ne fallcitetin e tij.

Tashme duhen pozicione zyrtare, obligime te qarta te vendit te perputheshme me zhvillimet dinamike.
Dhe keto realizohen me seriozitetin maksimal vetem me involvimin e Parlametit.

Mjafton te ndjekesh per kete Kongresin e Senatin amerikan, Parlametet e vendeve te BE e te tjera demokratike.

Ishte Rezoluta e Parlamentit Europian, qe kritikoi e paralajmeroi ashper Serbine fqinje si “ thyerse” te sanksioneve ndaj Rusise.

Ndersa Kuvendit tone i mbyllet goja.

Mbajtja e tij ne heshtje ne keto kushte ndodh per flirte e detyrime te erreta, qe jane ne kundershtim me pozicionet e interesat e vendit, kombit e Rajonit.

Nderkaq Kryeministri i yne eshte ne kerkim te thelluar te cdo mundesie jo vetem per te cfajesuar Serbine e Vucic nga gabimet e renda qe kryejne, por dhe per t’i bere lavde pa fund atyre!

Vetem nje “gozhde” e madhe mund te “gozhdoje” maxhorancen ne keto pozicione te rrezikeshme per te gjithe!
Pikerisht shkulja e kesaj “gozhde” do te filloje te “shkermoqe” gjithecka te shtrember ka ndertuar ky rregjim…dhe ate vete!Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.