Nga Prof. Dr. Tritan Shehu-ish Ministër i Jashtêm

Agresioni ne Ukraine–kembanat bien edhe per Rajonin tone!
Rusia e filloi agresionin e saj duke marre kurajo nga dobesite e ndasite e dukeshme ne bllokun Perendimor, NATO, BE, ShBA.
Nga disfata dhe terheqja ne Afganistan.
Nqs nuk e ndalojne qe ne fillim kete revansh, do ta ndaloje vetem fundi i nje katastrofe te madhe, por do te jete teper vone atehere.
E kam thene edhe pare, po perseriten ngjarjet e 1938-tes kur dobesite e Britanise me Francen, izolacionizmi amerikan dhe surelizmi sovjetik i lane rruge te lira Hitlerit.
Kujtuan atehere se ai do te “ngopej” me Sudetet, si sot shpresojne per Rusine me ato rajone te Ukraines.
Me tej i leshuan Cekosllovakine, Austrine, duke e “ushqyer” e forcuar.
Perfundimi, katastrofa e luftes se dyte..…neser do te jete shume me keq!
Por Kembanat tashme po bijen edhe per Rajonin tone—oreksi vjen duke ngrene!
Nderkaq vazhdojne te nxiten skemat percarese jo vetem ne teresi, por edhe midis shqiptareve, me protagonizmin edhe te Qeverise sone.
Kjo ndodh kur duhet forcuar ne maksimim bashkepunimi nder shqiptar, bashkepunimi i te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor nen projektet e Brukselit, perfshi dhe ato antare te BE ne Rajon e afer nesh.
“Ballkani i hapur” ose “Jugosllavia e Re” e Vucic me Serbine hegjemone eshte nje skeme percarese, larguese nga BE e Perendimi, qe sfumon projektet e Brukselit, se bashku me sovranitetet tona, duke filluar me Kosoven,
Ne fakt si nje zinxhir ai kerkon te na degdise ne Lindje, ne pellgun e Rusise, edhe me ane te Unionit EuroAsian te Moskes ku Serbia ben pjese, duke perkeqesuar gjendjen.
Dhe si per cudi eshte vete Vucic i armatosur rende nga Rusia, qe vendos sot ushtrine ne gadishmeri e flet si Putini per “rrezik”, pa thene prej nga vjen ai.
Ne kete situate tejet te veshtire, qe partneret perendimore te na ndihmojne, se pari duhet te ndihmojme vehten.
Nderkaq fatkeqesisht kjo Qeveri jo vetem nuk le shteg per tu ndihmuar, por vazhdon te zhytet me tej ne keto aventura Vuciciane.
Dhe kete e ben pa pyetur as dhe per nje cast:
“Perse po bijen keto kembana”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu