Pas ngritjes së SPAK, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila do të jetë FBI shqiptare do të rekrutohen dhe monitorohen për dy vite nga ekspertët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prej disa ditësh që nga shpallja e kushteve për të kandiduar në BKH ka pasur interes dhe ata janë duke diskutuar me kreun e SPAK për të nisur nga puna, siç shkruan Report tv.

Sipas ligjit për strukturat kundër krimit dhe korrupsionit miratuar afro 3 vite më parë në dispozitat kalimtare pas krijimit të SPAK dhe BKH përcaktohet se

“Një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japë udhëzime dhe këshilla për themelimin dhe zhvillimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për një periudhë 2-vjeçare, duke nisur nga momenti i themelimit të kësaj Byroje. Komisioni I Pavarur i Rishikimit vëzhgon në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu