Për shkak të masave ajrore të thata dhe me origjinë veriore në qarkullim kryefjala e motit për këtë javë do të jenë ditët me diell.

Përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat kalimtare për nesër ditën e Hënë në zonat malore të verilindje dhe juglindjes deri në orët e mesditës.

Më pas vranësirat e pakta kalimtare do të ketë ditën e Enjte kryesisht përgjatë orëve të mesditës dhe ato të pasdites, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për tu theksuar është se temperaturat në orët e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore.

Me pikun më të lartë ditën e Martë dhe të Mërkurë temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Gjithashtu për tu theksuar është se si përgjatë ditës së sotme ashtu dhe ditën e Hënë dhe atë të Martë do të ketë erë intensive (stuhi ere) me drejtim nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që do të arrijë deri në 20-30m/s.

Intensiteti i erës do të bjerë nga dita e Mërkurë duke fryrë e qetë.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu