Jane te shumta rastet kur Policia e Shtetit abuzon me urdherat apo dhe ligjet ne kohe te sotme dhe aq me teper ne ditet e sotme ne karantinen e detyrueshme te vendosur me rastin e Coronavirusit.

Izolimi eshte i detyrueshem per popullaten e cila nuk ka arsye te dale nga shtepia. Nderkohe perjashtim bejne punonjesit e sherbimeve te cilet nuk njohin dite pushimi dhe aq me teper ne keto dite te veshtira. Mirepo ne Permet, policet abuzojne duke ndeshkuar me gjoba automjete qe qarkullojne ne sherbim te komunitetit. Rasti me flagrant eshte ai i nje dite me pare kur polici Artan Vangjeli, gjobiti me 1000 lek te rinj, shefin e sektorit te Ujesjellesit te Permetit pasi ishte duke shkuar per te dhene ndihme ne nje avari qe kishte ndodhur ne afersi te qendres. Mirepo spjegimet e dhena nga ana e shefit te sektorit, nuk jane marre ne konsiderate nga “trimi” Artan Vangjeli duke i dhene gjoben ne dore.

Kjo ishte nje prej abuzimeve te diktuara nga vete pesuesi i gjobes i cili ishte ne ekzekutimin e mases administrative, ndersa polici “trimosh” e kishte vendosur qe personi nuk ishte prezent ne momentin e vendosjes se mases.

Kaq mjafton per te besuar ne seriozitetin e ketij polici qe minimalisht ka mashtruar dhe per kete patjeter meriton te mbahet qendrim prej autoriteteve dhe ne vecanti prej shefit te Komisariatit te Policise se Permetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu