Nga Ervis Iljazaj

Si asnjehërë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë është angazhuar kaq shumë dhe me insistim në procesin zgjedhor në Shqipëri. Për turpin e politikës dhe shtetit shqiptar, palët politike pothuasje me forcë u detyruan të firmosnin marrëveshjen e reformës zgjedhore, e cila përgatit terrenin për zgjedhjet parlamentare të vitit që vjen. Edhe pas 30 vitesh, politika shqiptare nuk arrin dot të bëjë një reformë të thjeshë për rregullat  e lojës pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

Por, e reja kësaj here ishte pikërisht angazhimi i Ambasadores Yuri Kim në reformën zgjedhore, gjë e cila nuk ka ndodhur shpesh në Shqipëri. Ne jemi mësuar që më reformën zgjedhore të merret Bashkimi Europian apo OSBE, dhe jo Shtetet e Bashkuara. Kjo është një shenjë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme ambasëdës në ‘’ Rrugën e Elbasanit’’  i intereson rregullsia e procesit dhe jo fituesi. Aq e vërtetë është kjo, sa që negociatat për reformën zgjedhore u bënë në ‘’ tokë’’ amerikane.

Nëse në zgjedhjet  e 2017-s Ambasada Amerikane qartësisht kishte të preferuar Partinë Socialiste, pasi ishte e vetmja forcë që mori përsipër zbatimin e Reformës në Drejtësi, në zgjedhjet e ardhshme janë fare të painteresuar për fituesin. Duke qenë se Reforma në Drejtësi, mirë apo keq ka marrë rrugën e saj, e vetmja gjë  i intreson tashmë ëshë procesi. Ndryshe nuk shpjegohet angazhimi i fortë i Zonjës Kim për përfundimin e Reformës Zgjedhore.

Me disa përjashtime të vogla, marrëveshja për Reformën Zgjedhore e dakortësuar deri tani në letër nga partitë politike nuk ka ndryshuar shumë gjëra në thelb për sa i përket procesit zgjedhor në Shqipëri dhe menaxhimit të tij. Është e qartë se, prej shumë vitësh vota në Shqipëri nuk blihet në kutitë e votimit, por një muaj përpara zgjedhjeve. Dhe këtë fenomen, nuk ka kod elektoral në botë ta parandalojë, përvecse ndërgjegjësimit qytetar dhe një drejtësie funksionale dhe efikase. Megjithatë, disa nga elementët e reformës, si përshembull identifikimi biometrik, janë disa garanci më shumë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Me sa duket, më shumë se sa garancitë që ka Reforma Zgjedhore, Lulzim Basha dhe opzita ka marrë garancitë e Ambasadores Kim për një impenjim të saj personal në vëshgimin e procesit zgjedhor. Nëse  këtë gjë nuk e ka arritur, atëherë, Reforma Zgjedhore pas një periudhe të gjatë radikale të opozitës nuk ka asnjë kuptim politik dhe strategjik.

Në këtë kuptim, marrëveshja për reformën zgjedhore, nuk është një marrëdhënie midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ashtu sikurse shumë kritikë të Kryetarit të Opozitës e konsiderojnë. Por, një marrëdhënie e re e Bashës me ndërkombëtarët, kryesisht me Ambasadën Amerikanë në Tiranë.

Duke parë të gjithë këtë pëpjekje të Ambasadores Yuri Kim, e cila e nxori reformën zgjedhore nga parlamenti duke e aprovuar në rezidencën e saj, a mundet që Edi Rama ta prish këtë marrëveshje?

Megjithëse përpjekjet e mazhoracnës janë për të bërë presion ndaj Lulzim Bashës  nëpërmjet opzitës jo përfaqësuese në parlament, duket sikur është e pamundur të preket reforma e cila u dakortësua nga palët në rezidencën amerikane. Nëse ndonjëra prej tyre do ta bëntë një gjë të tillë, do të merrte një kosot jo vetëm në sytë e opinionin publik, por edhe një kosto në raport me Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila u investua fort për këtë reformë si asnjëherë më parë.

E gjitha kjo lojë e dyfishtë e mazhoracnës e cila ka vënë në rendin e punimeve parlamentare si propozimet kushtetutese të opozitës jo përfaqësuese, po ashtu edhe reformën zgjedhore të aprovuar me dakortësinë e palëve dhe bekimin e amerikanëve në Tiranë, nuk është gjë tjetër vecse një strategji politike për të konfonduar ujrat politike të Shqipërisë për përfitime të caktuara. Edi Rama dhe mazhoranca duhet të zgjedhë midis opozitës jo përfaqësuese në parlament dhe porpozimeve të tyre absurde për ndryshimin e kushtetutës dhe reformës zgjedhore të rezidencës amerikane. Të dyja janë të pamundura, dhe nuk mund të vashdojnë gjatë të qëndrojnë për tu diskutuar në parlament.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu