Ish deputeti demokrat Tritan Shehu, ka shprehur dyshime te qarta rreth produktit qe po sjell reforma ne sistemin e drejtesise ne Shqiperi.

Shkas u be betimi i tek noterja e njeres prej anetareve te reja te Gjykates Kushtetuese pa u betuar tek Presidenti i Republikes. Zoti Shehu hedh dyshimet e veta per produktin qe po sjell reforma ne drejtesi me veprime te tilla qe e kompromentojne teresisht ate.

Ne nje status ne FCB, ish deputeti Shehu shtron nje pyetje madhore dhe njekohesisht retorike: Valle ky do te jete modeli i asaj qe po vjen si pasoje e kesaj reforme??

Statusi i plote i ish deputetit Shehu.  

Mesazh tragjik per produktin e “Reformes ne drejtesi”.
Gjykata Kushtetuese e cdo vendi demokratik ne bote eshte institucioni i perbere nga specialistet me te afte, me solid, te pa tjetersueshem, koshient te pozicionit te tyre e rendesise se madhe te tij per vendin.
Dhe sot nje juriste, qe mbas shume seleksionimesh e vetingjesh u sapo votua per ate institucion madhor nga ai “Kuvend” antikushtetues e 122-sh me 42 pupace, shkon me vrap te “betohet” tek noteri i saj, pa marre as kushtetuten me vehte…, kishte vetem 26000 leke!
Dikush thote qe e urdheruan…une pyes, nje person qe zbaton urdhera te tilla duke e vene veten e tij ne pozita kaq qesharake a mund te jete antare e Gjykates Kushtetuese?!
Dikush tjeter lexoj qe shkruan se e beri nga pa dija…pyes perseri, a mund te jete kaq i pa ditur nje Gjykates Kushtetues?!
Ka dhe shume mendime te tjera reth e rotull…te gjitha te pa pajtueshme me ate institucion thelbesor.
Mbas mbi dy vitesh pa Gjykate Kushtetuese, pritje te anktheshme per ate, me te drejte lind pyetja e dyshimi i madh: ky do te jete niveli e modeli i asaj te qe po vjen si pasoje e kesaj Reforme?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu