Ndërroi jetë humoristi i njohur i estradës së Fierit, Fuat Boçi. Aktori Fuat Boçi para pak muajsh, më 4 mars 2020,  festoi 89 vjetorin e lindjes së tij!

Varrimi i tij do të bëhet sot, të martën, datë 21 korrik 2020, ora 12:00. Aktori jetonte në lagjen 28 nëntori të qytetit të Fierit i rrethuar nga dashuria e dy vajzave të tij, Teuta dhe Diana dhe nga dashamirësia, respekti dhe dashuria e mijëra shqiptarëve që e kanë ndjekur dhe shoqëruar me të qeshura, interpretimin e tij britalant.  Bashkëshortja ishte ndarë nga jeta vite më parë.

Fuat Boçi u lindi në Voshtinë në vitin 1931. Më pas vendoset në Fier familjarisht në vitin 1938. Rrugën e artit e nisi qysh në moshë të re me pasion e dashuri. Nga elektriçist, kinomekanik u bë artist. Mbaroi shkollën e mesme të aktrimit pa shkëputje nga puna, në të mirnjohurën “Jordan Misja”. Nga artist amator arriti majat e larta si profesionist në teatrin “Bylis” të Fierit.

Për punë të shquar e talent të spikatur në role e karaktere është nderuar me keto çmime:

  • Medalja e Punës
  • Medalja “Naim Frashëri”
  • Urdhëri “Naimi Frashëri” i klasit të dytë.
  • Artist i Merituar
  • Qytetar Nderi i Fierit
  • Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu