Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, në një prononcim për mediat i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nëse përfundoi faza e ndryshimeve në radhët e policisë, Nano tha se ndryshimet nuk bëhen me faza por për të rritur performancën.

“Ndryshimet nuk bëhen me faza, bëhen për të rritur performancën, për të kërkuar edhe më shumë rezultate nga drejtuesit e rinj që vijnë apo marrin përsipër apo komandohen në detyrë.

Sa herë do të ketë nevojë Policia e Shtetit do të ketë ndryshime, me qëllimin e vetëm për të arritur ato rezultate dhe objektiva që ne presim”,-tha drejtori i Përgjithshëm i Policisë.