Pas ngjarjeve të rënda si ajo e tërmetit më 26 nëntor, kur opinioni publik është i shokuar, politikanët duhet të bëjnë kujdes kur përzgjedhin fjalët.

Por ky nuk është rasti i zyrtarëve të Rilindjes. Ata kanë habitur opinionin publik në të paktën katër raste.

Fillimisht deklaratën më të rëndë e bëri Valbona Sako, ish-kryetare e Bashkisë së Durrësit. 1) “Jemi të kënaqur që vdiqën vetëm 51 persona,” tha ajo.

Më vonë ishte zëvendësministrja e Turizmit, Ornela Çuçi, e cila tha se festimet për Vitin e Ri duhet të vazhdojnë. 2) “Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në Durrës”.

Një tjetër zëvendësministre, këtë herë ajo e Brendshme, bëri një tjetër deklaratë befasuese. Rovena Voda tha se 3) “ajo që kemi bërë ne pas tërmetit, nuk është bërë as në botë”.

I fundit ishte sërish një zëvendësministër. I pyetur se përse kanë ankesa qytetarët për vlerësimin e banesave, Artan Shkreli nga Ministria e Infrastrukturës, tha:4) “Pse, banorët do të ndjekim ne për t’u thënë që pallatet janë të pabanueshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu