Me shtimin e 11 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ndaj COVID-19, shkon në 197 numri total i të prekurve. Por një lajm i mirë vjen për të shëruarit nga kjo sëmundje.

Silva Bino e Institutit të Shëndetit Publik, bëri me dije sot se deri tani kemi 33 të shëruar që kanë rezultuar negativë edhe pas testeve të kontrollit.

Midis tyre janë 6 punonjës shëndetësorë. Saktësisht mes të shëruarve, tre janë mjekë.

“Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë. Mes tyre janë 6 punonjës shëndetësor, 3 prej tyre janë mjekë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!” tha Bino.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 113 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 21 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 3 raste
-Tropojë 3 raste
– Pukë 3 raste

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu