Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rast tipik i vecante eshte një pallat në lagjen ”15 Tetori” të qytetit të Fierit, ku tre banorë rezultuan pozitiv për koronavirus.

Pas dhënies së këtij lajmi raportohet se rreth 200 banorë të këtij pallati janë izoluar në shtëpitë e tyre.

E ditur bëhet se këta banorë janë në kushtet e karantinës në shtëpitë e tyre. Mësohet se në këtë pallat, as nuk futet dhe as nuk del njeri. Të prekurit e parë që u konfirmuan në këtë pallat ishin një çift të moshuarish dhe më pas u konfirmuar se ishte infektuar edhe një mësuese që banon në këtë pallat.

Gjithashtu raportohet se hyrja e këtij pallati është dezinfektuar disa herë. Ndërkohë në vendin tonë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu