Gjobat ndaj shkelesve te moratoriumit kane vijuar intensivisht nga ana e Inspektoriatit Shendetesor Shteteror ne Gjirokaster. Mesditen e sotme eshte gjobitur me 10 milione lek (te vjetra), nje restorant ne lagjen ”18 Shtatori”.

Duke shkelur moratoriumin e vendosur nga qeveria, restoranti ne fjale ne pronesi te S.Ç. sherbente me kliente ne brendesi te tij, njesoj si ne nje dite normale. Per pasoje eshte penalizuar financiarisht me shifren e lartpermendur.

Sipas kreut te ISHSH Edi Sinojmeri, kontrollet do te vijojne ne cdo cep te qarkut me qellim mbrojtjen e konsumatorit, por edhe per gjetjen shkelesve te moratoriumit te vendosur nga qeveria shqiptare ne kuader te masave ndaj Coronavirusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu