Permes nje postimi ne fb, ish deputeti i LSI-se per Qarkun Gjirokaster Vangjel Tavo, uroi per diten e Sulltan Novruzit.
Tavo shkruan se, “Kjo ditë na gjen të gjithëve në një situatë të vështirë, por me besimin në Zot dhe në mbështetje të njëri-tjetrit ne do ia dalim dhe ditë më të mira do të vinë.”
Ja urimi i plote i Tavos:
Të dashur miq dhe besimtarë bektashianë, ju uroj nga zemra: Gëzuar Ditën e Sulltan Novruzit.
Kjo ditë na gjen të gjithëve në një situatë të vështirë, por me besimin në Zot dhe në mbështetje të njëri-tjetrit ne do ia dalim dhe ditë më të mira do të vinë.
Kjo ditë e fisnikërisë bektashiane dhe e ringjalljes së madhe ju bekoftë të gjithëve dhe paqja, lumturia dhe begatia qoftë gjithmonë me ju, në jetën dhe familjen tuaj!
Gëzuar!
Me respekt!
VT