Eurodeputeti Michael Gahler ka pasur kritika ndaj qeverisë në seancën e posaçme për Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Teksa fliste për dosjet e famshme “184” dhe “339”, koordinatori i PPE u shpreh ndër të tjera se, Komsioni Europian ka detyrën të shpjegoi autoriteteve dhe publikut në Shqipëri se këto 15 kushte janë një gjë shumë serioze.

Ai shprehu pakënaqësinë e tij edhe me delegacionin e BE në Tiranë.

“A e ka bërë këtë Komisioni Europian? A e ka bërë ketë Delegacioni i BE në Tiranë? Pres përgjigje nga përfaqësuesit e Komisionit Europian që sot janë thirrur në mbledhjen tonë”, u shpreh ndër të tjera ai.

Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm në PE, Gahler tha gjithashtu se, “nuk po listoj të 15 kushtet por po ndalem tek njeri prej tyre; tek ai që ka të bëjë me blerjen e votës dhe me manipulimin e votës. Ka dy çeshtje: dosja 184 ne Dibër dhe dosja 339 në Shijak. Ato po hetohen prej tre vjetësh por nuk kemi akuza nga prokuroria por vetëm lajme se po pengohet drejtësia. Kjo edhe mbasi zyrtare nga shtetet antare kanë apeluar që në keto raste të ketë hetim e përballje me gjykatën. A mendoni se do të kemi zhbllokim të ketyre dy rasteve kur të prezantoni Kuadrin Negociator? A ja keni bërë të qartë këtë kusht qeverisë, shoqërisë civile dhe publikut shqiptar?”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu