Nga Tritan Shehu-ish ministër i jashtëm

100 vite më shumë se marrëdhënie diplomatike me SHBA!

Një lidhje dhe partneritet strategjik i veçantë me atë vend garanci e lirive, vlerave e paqes në Botë!

Një histori e tërë në një shekull, një histori jo thjesht shkëmbimesh e miqësie. Një shekull mbështetje, garancie për shpresat tona të atëhershme dhe të sotme.

Një shekull afërsie sikur të mos na ndanin dete e oqean.

Një lidhje e cila asnjëherë nuk u zbeh për njerëzit, edhe në vitet e errëta të izolimit komunist.

100 vite qe te tilla tashme kane hedhur themelet e 100 viteve te ardhshme.

Pse jo dhe me shume!