SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Sipas SPAK, Voda është fajtore për akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Për dy të bashkëpandehurat e Vodës, Florida Beu dhe Majlinda Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.

Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv. ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona, me qëllim punësimin e Florida Beut si specialiste në ministri.